Ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale ku sipas ministrit të drejtësisë Ulsi Manja do të lirohen 800 të burgosur si dhe do të përfitojnë ulje të dënimit 800 të tjerë.
Motra e njërit prej të burgosurve në Peqin është shprehur se vellai i saj është në burg prej 24 vitesh tashmë dhe po vuan dënimin e një krimi të kryer në 97.
Ajo ka të burgosur edhe 2 vëllezër të tjerë dhe thotë se shkak është bërë gjakmarrja.
“Kam 24 vite që e pres vëllain. Nuk ka qenë fare e lehtë në tërë këto vite. Do isha shumë e lumtur të më kishte dalë edhe një vëlla tjetër, por nuk përfitoi nga amnistia. Kisha 3 vëllezër në burg unë për gjakmarrje të vëllait që na e vranë”- shprehet ajo.
