TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka njoftuar një amnisti penale ditën e sotme për të burgosurit. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka postuar fjalën e Lamallarit, ku shkruan se kjo nisme e qeverisë shqiptare është një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane.
Postimi i Plotë:
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikon nismën e Qeverisë Shqiptare për amnistinë e ndërmarrë si një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane. Pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë ulje dënimi, duke ulur në këtë mënyrë edhe popullimin në burgje me gati 7%. Të vendosur deri në fund për një drejtësi të drejtë, që mishëron sundimin e ligjit dhe humanizmin e respektin për dinjitetin njerëzor, sipas standardeve demokratike europiane.













