Altin Ago emërohet drejtor i burgut Peqin. Ja kush vjen në Elbasan

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë lëvizje të reja në drejtimin e institucioneve penitenciare.

Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha është caktuar drejtor i IEVP Elbasan.

Ndërkohë, burime zyrtare bëjnë me dije se janë zhvilluar kontrolle blic në disa burgje të vendit, për identifikimin e sendeve të palejuara brenda qelive.

Po ashtu, po verifikohen edhe kartelat e takimeve të të dënuarve dhe paraburgosurve, për të garantuar respektimin e rregullave dhe parandalimin e shkeljeve.