Alternime kthjellimesh dhe vranësirash…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal do të ketë përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s.