Edicioni i 7-të i festivalit ndërkombëtar “Albania Guidar Festival” e ka ndalur “hapin “ e radhës në teatrin Skampa të qytetit të Elbasanit.
Dhjetëra artëdashës kishin mbushur sallën e këtij teatri dh ndoqën me interes ekzekutimet e artistëve që performuan.
Drejtori artistik i festivalit pedagogu Denis Bizhga shprehet se edhe këtë vit festivali sjell instrumentist të njohur, me aktivitetin e tyre muzikor. Jo vetëm muzikë me klasikë të njohur në botë, por Bizhga thotë se në vëmendje veç muzikës do të jetë edhe trashëgimia jonë kulturore, ndaj festivali do të prezantohet jo rastësisht në qytetet me histori në fushën e trashëgimisë kulturore.
I pranishëm në aktivitetin kulturor ishte Ambasadori Austriak i akreditur në vendin tonë Dr. Christian Steiner. Zyrtari u shpreh i kënaqur për mbrëmbjen artistike në Elbasan dhe mardhëniet e mira Shqipëri -Austri të cilat falë fuqisë së artit marrin të tjera dimensione.
Pas performancës së tyre dy vajzat austriake që realizuan një duo fantastike teksa harmonizuan tingujt e kitarës dhe flautit BOZHANA PAVLOVA dhe BOHM DUO u shprehën të emocionuar për mikpritjen që Elbasani u rezervoi dhe kudo ku ato kanë shkelur.
“Albania Guidar Festival”e ka nisur startin më datë 3 qershor në Tiranë dhe do të mbyllet në 1 Korrik po në kryeqytet, pasi do të udhëtojë në disa qytete të Shqipërisë.
















