Gjykata ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për 14-vjeçarin që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi shokun e tij.
Seanca gjyqësore është zhvilluar në spitalin privat ku ai po qëndron i shtruar.
Mario Perlleshaj akuzohet se goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”.
14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
