Akuzohet se pushtoi tokën dhe bëri ndërtim pa leje, procedohet penalisht një 55-vjeçar në Cërrik

CËRRIK – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin G. T., 55 vjeç.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka pushtuar tokën e shtetasit B. T., 40 vjeç, në fshatin Marinës, si dhe ka kryer punime ndërtimi në këtë pronë pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.