Akuzohet për orkestrim dhe përfshirje, arrestohet për vrasjen e gruas ish-këshilltari i Behgjet Pacollit

KOSOVË- Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës për vrasjen e gruas së tij Liridona Murselit. “Indeksonline” shkruan se Murseli dyshohet për përfshirje dhe orkestrim në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit.

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.

Si ndodhi ngjarja?

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.