AKU Elbasan bllokon 25 ton misër të importuar nga Serbia, në pritje të analizave laboratorike

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar 25 ton misër rifuxho për bagëti, i ardhur nga Serbia, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve bujqësore të importuara nga ky vend.

Sasia e misrit u bllokua në ambientet e një subjekti në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kryen verifikimet e para dhe morën mostra për analiza laboratorike. Aktualisht, e gjithë sasia prej 25 tonësh është në pritje të rezultateve.

Sipas burimeve nga AKU, 25 tonë të kësaj sasie pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura nga kontrollet paraprake.

Ndërkohë, AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në disa subjekte të tregtimit të misrit në qark, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.