Aksioni i SPAK në Shkodër, 13 urdhërarreste, në kërkim zyrtari i policisë

SHKODRA- Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpallur në kërkim zyrtari i policisë Erjon Dani. Ai ka ushtruar detyrën edhe të shefit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë që është larguar nga policia.

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie.

Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhërarreste

SHKODËR- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie. Goditja e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc.

Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine. Gjithashtu bëhet me dije se aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit. Urdhrat mësohet se janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.