TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. I riu ka përfunduar në pranga pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm ka aksidentuar një polic të Patrullës në shërbim. Efektivi me iniciale S.Sh., 30 vjeç ka përfunduar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.” thuhet në njoftimin e policisë.
