Aksidentoi për vd*ekje këmbësorin në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, arrestohet shoferi 27-vjeçar

LUSHNJË- Është arrestuar shoferi që aksidentoi për vdekje këmbësorin në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga 27-vjeçarin, pasi duke drejtuar automjetin përplasi 79-vjeçarin, i cili për pasojë humbi jetë.

‘Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për një aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin H. F., 27 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A. F., 79 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.’, njofton policia.