Pasditen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Tregan, ku një automjet i drejtuar nga një 44-vjeçar në gjendje të dehur ka përplasur një këmbësor dhe një mjet bujqësor të parkuar. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit ka larguar nga vendi i ngjarjes, por pas hetimeve dhe veprimeve të shpejta të policisë, është identifikuar dhe kapur.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. P., 44 vjeç, është arrestuar nga specialistët e qarkullimit rrugor. Po ashtu, është arrestuar edhe një 55-vjeçar, shtetasi A. B., pasagjer në automjetin e 44-vjeçarit, i cili nuk ka kallëzuar aksidentin në momentin e ngjarjes.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 44-vjeçari ka përplasur këmbësorin, shtetasin F. K., 56 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet aktualisht në kujdesin mjekësor në Spitalin e Traumës. Po ashtu, është sekuestruar edhe automjeti i përfshirë në aksident. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
