Aksidentohet makina me shqiptarë në Kroaci. Mjeti përplaset me një kamion, 4 në spital (Foto + Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Koraci, ku të plagosur kanë mbetur 4 shqiptarë.

Një 22-vjeçar shqiptar, me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, i cili drejtonte një automjet tip Volksagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

Në aksidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët në makinë. Nga pasagjerët e lënduar ishin tre shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Kroaci, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç si dhe një 26-vjeçar nga Nepali.

Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Video me pamjet