Aksidenti te Ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja, tre të plagosur, mes tyre dhe dy këmbësorë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme më zonën e njohur si Ura e Daljanit në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 22:15, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi, duke përshkuar një distancë rreth 50 metra, përpara se të përplasej pranë një dyqani lulesh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vend pasagjerja e automjetit, shtetasja V. G., 18 vjeçe. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur, ndërsa janë lënduar edhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodheshin në zonë në momentin e përplasjes. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.