Aksidenti në Vlorë/ 25-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë

Aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, drejtuesja e një prej mjeteve e plagosur dërgohet në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

25-vjecarja Konstandina Shoraj ka marrë plagë të shumta në trup, me politraumë. Vajza ka fraktura në kokë, ndërkohë i plagosuri tjetër, dhe ai shofer, ka dhimbje në kraharor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.