Zbardhen detaje nga aksidenti i frikshëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku një automjet humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Konjat.
Mjeti tip ‘Ford’ me targa AA 750 UE ka marrë me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në oborrin e një banesës në anë të autostradës. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Policia nëpërmjet targës ka identifikuar pronarin e mjetit dhe po punon për gjetjen drejtuesit të mjetit. Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë.














