Aksidenti në Labinot, 4 të plagosur nga përplasja

Nje aksident ka ndodhur në fshatin Labinot të Elbasanit pranë një lokali.

Nga informacionet paraprake derimë bëhet me dije se një 20-vjeçar i cili ishte dhe drejtues i mjetit tip Fiat është dërguar në Spitalin Rajonal te Elbasanit pasi ka marrë disa gërvishtje.

3 vajzat të cilat kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip BMW janë transportuar me mjete private drejt kirurgjisë së Elbasanit.

Mësohet se vajzat kanë të çara në ballë dhe në vetull, ndërsa djali ka çarje tek krahu dhe është i traumatizuar nga aksidenti, pasi mjeti Fiat është batuar.