VLORA- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me aksidentin e ndodhur sot në aksin Vlorë-Fier ku 2 të rinj u aksidentuan. Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi pas daljes nga rruga të motomjetit me të cilin ata udhëtonin.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti ku një motomjet tip Piagio ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.
Gjithashtu mësohet se viktima është e këtij aksidenti është 19-vjeçari Luan Llano.














