Aksidenti me 5 të plagosur në Valas, policia arreston drejtuesin e mjetit

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. V., 71 vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet tjetër me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç, në vendin e quajtur “Valas”.
Si pasojë e aksidentit u dëmtuan të dy drejtuesit dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues M. C. Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.