Një aksident ndodhi këtë të hënë në mëngjes në rrugën Kifissos në Pire, ku u përfshinë pesë makina.
Nga përplasja nuk raportohet për të lënduar, por vendngjarja shkaktoi kaos dhe vonesa të mëdha për automjetet që vinin pas.
Trafiku po lëviz me vështirësi, ndërsa forcat e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për të rregulluar qarkullimin dhe për të larguar automjetet e përfshira.
