Aksident tragjik pranë Gjykatës së Tiranës, del emri i gruas që humbi jetën

Tiranë – Një aksident i rëndë u regjistrua pranë Gjykatës së Tiranës, ku një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) përplasi për vdekje një grua që lëvizte me motoçikletë.

Viktima, identifikuar si Athina Bushi, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë. Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek kalimtarët dhe komuniteti përreth.

Drejtuesi i autobotit është shoqëruar në komisariat për veprime procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.