Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku humbi jetën 39-vjeçarja Nertila Abazaj. Autoritetet kanë njoftuar se drejtuesi i mjetit që e aksidentoi, Pëllumb Muska, 57 vjeç, është arrestuar.
Mbi të rëndon akuza për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, ndërsa Muska dhe pasagjeri i tij, Sadik Rama, ndodhen ende në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi të dielën në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën Levan-Tepelenë. Sipas raportimeve, automjeti i Abazajt doli nga rruga për t’u futur në autostradë dhe u godit nga furgoni i drejtuar nga Muska, duke i shkaktuar vdekjen në vendngjarje.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.













