Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.
Një mjet i drejtuar nga një shtetase maqedonase brenda të cilit ndodheshin edhe dy vajzat e saj, është përplasur me një mjet me targa shqiptare.
Për pasojë ka humbur jetën një vajzë 8 vjeçare nga Maqedonia dhe mbetën të plagosur 5 të tjerë.
Policia informon se ‘rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja Trendelina Behari, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Agron Hasa, banues në Kavajë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen Trendelina Behari
Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasja Trendelina Behari dhe vajza e saj 11 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi Agron Hasa dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit’.
