Aksident tragjik në aksin Tepelenë-Fier, autoboti përplaset me një mjet, humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagosen dy të tjerë. Emrat

Aksident tragjik në aksin Tepelenë-Fier. Autoboti përplaset me një mjet, vdes çifti i bashkëshortëve.

\’Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi Vangjel Ajdini, dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Marga Ajdini, (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi Sazan Arapi, dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Arjanisa Arapi ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’, njofton policia.