TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku 52-vjeçari Eduart Reci, biznesmen, është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Faik Konica” nga ku mësohet se Reci u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës së tij.
Po ashtu bëhet me dije se 52-vjeçari u dërgua te spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke luftuar për jetën. Nga ana tjetër, policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.