Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin. Humbjetën 8-vjeçari.
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Pajovë, Peqin, ku një automjet i markës Volkswagen me targa AA769ZB ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar, i cili po kthehej në shtëpi.
Për fat të keq, për shkak të përplasjes së fortë, fëmija ka humbur jetën.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti të rëndë.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., 45 vjeç. Nga përplasja, shtetasi M. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një të mitur 10-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.














