KRUJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale T.S, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Gjithashtu Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.













