Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur qytetin e Vlorës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet tip “Porsche”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:10 në bulevardin “Ismail Qemali”, ku mjeti i drejtuar nga Haití Barjamaj dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit. Për pasojë, ai goditi motomjetin që drejtonte 17-vjeçari Leandro Shametaj, i cili ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia ka shoqëruar Barjamajn për testimin e nivelit të alkoolit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.














