Aksident tek Unaza e Pogradecit, përplasen tre makina

Nje aksident është regjistruar pak para mesditës  sotme ku janë përfshirë dy mjete në qarkullim dhe një mjet i parkuar.  Aksidenti u shënua në zonën më të populluar të unazës së Pogradecit.

Mësohet se nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po merret me shkaqet e aksidentit.