Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesditës të kësaj të hëne në rrugën kombëtare Librazhd-Prrenjas.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ” Kthesat e Dragostunjës “, 3 km larg qytetit të Librazhdit.
Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmbysur në rrugë.
Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur.Paraprakisht nuk dihet gjendja e tyre , ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.
