Aksident, plagoset një grua pas përplasjes së dy mjeteve

Korçë, 15 qershor 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Cangonj, në aksin nacional Korçë–Bilisht, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, një nga mjetet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua, e cila ndodhej në mjetin që doli nga rruga. Tre pasagjerët e tjerë që udhëtonin në të njëjtin automjet kanë shpëtuar pa lëndime.

Gruaja e plagosur është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.