Aksident, plagosen 4 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e kësaj janë plagosur katër persona.

Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën e specializuar mjekësore.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohenme helikopter drejt Tiranës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e kësaj situate, qarkullimi i automjeteve ka qenë përkohësisht i bllokuar.