Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:30 në aksin nacional Fushë-Milot – Lezhë, ku janë përplasur dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B. dhe C. Sh.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si edhe bashkëshortja e drejtuesit të automjetit tjetër, shtetasja Sh. Sh.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.













