Aksident në Zvicër/ 16-vjeçari shqiptar përplaset me murin e një banese, ndërron jetë në vend së bashku me pasagjerin, një tjetër në gjendje të rëndë

ZVICËR- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Zvicër. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në qytetin e Wohlenit në kantonin Aargau. Fatkeqësisht nga aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj mes tyre një shqiptar. Një person i tretë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç shihet edhe nga pamjet nga aksidenti mjeti është përplasur në murin e një banese. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:45 kur makina që po drejtohej nga shqiptari doli nga rruga dhe përfundoi duke u përplasur me murin. Shqiptari dhe pasagjeri që ishte i ulur përpara humbën jetën në vend. 16-vjeçari që drejtonte makinën nuk posedonte një leje drejtimi. Dyshohet se aksidenti ka ardhur nga lëvizja më shpejtësi të lartë.