TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi në orët e vona të mbrëmjes. Policia bën të ditur se ka ndërruar jetë personi me inicialet J.M, 59-vjeç.
Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në rrugën dytësore Sukth-Manzë, një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën. Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes.
