Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke u përplasur me një dyqan. Sipas policisë, rreth orës 07:10, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi mjetin, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.
Në aksident janë përfshirë gjithsej katër persona, përfshirë drejtuesin e automjetit dhe tre pasagjerë, të cilët janë anëtarë të familjes së tij. Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për mjekim në spital dhe, sipas informacionit të fundit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
