Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 2 makina, disa të plagosur

KUKËS- Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin Rrëshen-Rubik. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit janë plagosur disa persona. Ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur detaje mbi aksidentin.