Një autobuz është përplasur me një mjet të vogël në Qafë Thanë. Si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer mjeti i vogël ndërsa raportohet për disa të plagosur. Ambulanca e spitalit të Prrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes. mwsohet se deri tani jane 5 te lenduar ne spitalin e prrenjasit, dy prej te cileve e gjendje kritike.
