Aksident në minierë, plagosen tre persona në Bulqizë

Një aksident ka ndodhur në një minierë në Bulqizë.

Bëhet me dije nga burimet për media se si pasojë kanë mbetur të plagosur tre minatorë. Shkak dyshohet nga shpërthimi i gazit.

Sipas burimeve minatorët e plagosur kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë. Si pasojë ata janë nisur drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.