Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin tek pushimi i shoferit në aksin Fier-Lushnje. Një mjet tip Skoda ka përfunduar tek barriera e hekurt, por pa pasoja për jetën e drejtuesit.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe stabilizuar trafikun e rënduar.
Kryqëzimi i pushimit të shoferit në autostradën Lushnje Fier mbetet një njollë e zezë në qarkullimin rrugor derisa të jepet zgjidhje përfundimtare sipas projektit fillestar të autostradës i cili parashikonte mbikalime për automjetet që vijnë nga Krutja drejt Divjakës dhe anasjelltas.
Informacion paraprak/Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar 31-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.













