Një aksident është shënuar në lagjen “Shtraus” në dalje të Lezhës.
Një automjet tip Golf ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një ambient biznesi me dyshekë.
Për fat të mirë drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po kryen verifikimet e nevojshme.
