KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku si pasojë ka humbur jetën një grua. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësore në fshatin Drenoc të Klinës, teksa ishte duke kaluar rrugën bashkë më bashkëshortin e saj. Gjithashtu e plagosura është dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal të Pejës, por ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
“Sot rreth orës 17:10 minuta në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Drenoc të Klinës ka ndodhur një aksident dhe si shkak i aksidentit një këmbësore është goditur nga një veturë. Të lënduarën e kanë dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal të Pejës, por ka ndërruar jetë si shkak i lëndimeve të marra”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
