Aksident në Korçë-Bilisht / Ndërron jetë 24-vjeçarja greke, plagoset shoferi

Aksident në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak me pasojë vdekjen e një personi.

Dy mjete përplasen me njëra tjetrën.

Sipas informacioneve, viktima është një shtetase greke me iniciale Z.K, 24 vjeç, ndërsa një i plagosur është nisur drejt spitalit të Korçës me ambulancë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Zëmblak, automjeti tip, “Benz”, me drejtues shtetasin T. M., është përplasur me automjetin tip “Peugeot “, me drejtues shtetasin K. K.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Z. K., pasagjere në automjetin tip “Peugeot”. Ndërsa drejtuesi i këtij automjeti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksident