Aksident në Itali, furgoni me turistë shqiptar përplaset me murin, plagosen 16 persona

Një autobus me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00.
Mësohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, por se askush prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, dyshohet se mund të ketë qenë një defekt me frenat ajo që shkaktoi ngjarjen e rëndë.
Një furgon me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident rrugor në Katania të Siçilisë. Dyshohet se pas një defekti me frenat, shoferi i furgonit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një mur në zonën Santa Venerina, në afërsi të Piazza Princessa.

16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është transportuar me autoambulancë në spital. Fatmirësisht, asnjë prej personave nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mund të ketë qenë një defekt i frenave. 118 karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodheshin në vendngjarje.