Aksident në Fier, fuoristrada përplas drejtuesin e motorit, rëndë në spital

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Një automjet tip fuoristradë ka përplasur një shtetas që lëvizte me motor.

I aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje kritike për jetën. Aksidenti u regjistrua në rrugën “Mujo Ulqinaku” pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa”.