Aksident në Durrës/ 22-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në hyrje të pallatit, dërgohet në spital me dëmtime të lehta

DURRËS – Një aksident është shënuar pas mesnatës në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve”, në Durrës. Drejtuesja e një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e drejtimit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, mjeti ka përplasur një pemë, një automjet dhe një biznes në afërsi, duke përfunduar në hyrjen e një pallati. Shoferja 22-vjeçare, është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.