Aksident në Bypassin e Vlorës, kamioni përplaset me një fuoristradë, 1 viktimë dhe 1 i plagosur (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bypassin e Vlorës.

Report Tv mëson se një kamion është përplasur me një fuoristradë, duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Për shkak të përplasjes së fortë makina është përmbysur dhe ka bllokuar qarkullimin në dy krahët e rrugës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.

Lajmi në përditësim…