Aksident në Berat, “Ford-i” përmbyset në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Berat.

Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Dyshohet se shkak për aksidentin të ketë qënë lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut.

Brenda në makinë ndodhej shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë nxjerrë nga automjeti me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.