Aksident në autostradën Tiranë- Elbasan, mjeti del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar në aksin Tiranë -Elbasan në dalje të tunelit.

Paraprakisht bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga.

Shkak mendohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit dhe prezenca e lagështirës në rrugë.

Deri tani raportohet për një të plagosur, konkretisht shoferi i mjetit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit.